“Kishin raport intim”/ Gruaja kërkohej në Tiranë, si u gjetën të vdekur çifti në Golem?

Mihal Jani, 60 vjeç,dhe Anila Llulla, 50 vjeçe, u gjetën të vdekur këtë të shtunë në katin e dytë të një pallati në plazhin e Golemit.

Dyshohet se ata janë asfiksuar nga gazi, por po hetohen edhe pista të tjera. Ndërkohë, burime për Topchannel bëjnë me dije se dy personat kishin një raport intim mes tyre.

Fëmijët e viktimave, kërkonin në mënyrë të pavarur prindërit e tyre. Djali i 50-vjeçares, ka ngritur alarmin, pasi nëna e tij nuk po kthehej në Tiranë. Gjithashtu, edhe djali i 60-vjeçarit nuk kishte kontaktuar me babain. Ai shkoi në shtëpi dhe njoftoi zjarrfikësen për të hapur derën. Aty u gjetën të vdekur dy personat. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nuk përjashtohet as mundësia e një vetëvrasjeje, në kushte të rënduara psikologjike.

NGJARJE TË TJERA

- Reklamë nga Gjirafa -