spot_img

Kjo është 45 vjeçarja që u vra në makinë nga burri, roja mendoi se ishin në momente intime, njoftoi Policinë kur pa gjakun

spot_img

Klarita Ismalaj, mbeti e vdekur paraditen e sotme në fshatin Bubq, Krujë, pasi u qëllua për vdekje me thikë nga bashkëshorti i saj Artan Ismalaj. Mësohet se bashkëshorti 51 vjeçar ka shkuar brenda rrethimit të një fasonerie në zonë dhe brenda në makinë ka qëlluar disa herë me thikë 45 vjeçaren.

Si pasojë e plagëve të marra, gruaja ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa bashkëshorti pak momente më pas ka tentuar të vrasë veten. Ai është vetëqëlluar disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit dhe për pasojë është dërguar me urgjencë në spital.

Bashkëshorti që vrau gruan e tij ndodhet në reanimacion, nën kujdesin e mjekëve.

Ka qenë roja i fasonerisë ku ishin futur me makinë Artan dhe Klarita Ismalaj, ai që ka parë ngjarjen dhe ka njoftuar Policinë. Roja ka thënë se fillimisht ka menduar se çifti ka qenë në momente intime, por kur është afruar ka parë gjakun.

“Fillimisht mendova se ishin në momente intime, dhe u afrova për t’i larguar, por më pas pash viktimën të mbuluar me gjak, atëherë njoftova policinë”, ka thënë roja. Fatkeqësisht, nga goditjet Klarita Ismalaja, gruaja 45 vjeçare që shikoni në fotot e mëposhtme ka ndërruar jetë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img