Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Albanian News ka siguruar përmbajtjen e kësaj marrëveshje e cila përbëhet prej 16 pikave. E në paragrafin e fundit tëmarrëveshjes, Kosova dhe Izraeli njohin njëra-tjetrën edhe zyrtarisht.
Kjo marrëveshje konsiderohet ekonomike dhe në paragrafin e parë thuhet se Serbia dhe Kosova kanë pranuar të normalizojnë marrëdhëniet e tyre si më poshtë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se Kosova dhe Izraeli janë pajtuar që të normalizojnë raportet dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike, raporton Reuters.
Këtë deklaratë ai e bëri në Shtëpinë e Bardhë, ku u nënshkrua marrëveshja për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.