spot_img

Kjo është mosha e njërit prej të arrestuarve në Lipjan për trafikim me substanca narkotike

spot_img

Shtatë persona në Lipjan janë arrestuar sot si të dyshuar për trafikim me substanca narkotike nga Njësia Kundër Narkotikëve.

Ata janë kapur duke kontrabanduar një sasi prej 400 kilogramësh me kokainë, që besohet ta kenë prejardhjen nga Amerika Latine.

Sipas gazetarit shqiptar, Artan Hoxha kjo ngarkesë me narkotikë ka ardhur qysh para dy javësh për t’u kapur sot në Lipjan, vend ky që sipas tij ka shërbyer vetëm si transit.

“Në fakt ngarkesa ka ardhur para dy javësh, ka kaluar gjoja edhe në Itali, por atje kalojnë aq shumë kontejnerë sa autoritetet italiane nuk e kanë të lehtë të zbulojnë çdo kontejner që kalon me ngarkesa kokaine. Kryesisht nga Brazili shfrytëzohet nëpërmjet produkteve ushqimore që vijnë të ngrira, pra vijnë me kontejnerë e frigoriferë. Pra edhe me këtë ka qenë e njëjta gjë. Brenda ngarkesës ka qenë e futur kokaina,” – është shprehur ai në emisionin “DIREKT” të ATV.

Hoxha i cili thotë të ketë parë nga afër njërin nga të arrestuarit e ka përshkruar atë si një burrë trupshkurtër rreth të gjashtëdhjetave.

“Kur hyra në Lipjan e pash që e kishin arrestuar një person. Në bazë të pamjes m’u duk që ishte diku 55-60 vjeç, pak i shkurtër me trup,” – shtoi ai.

Gazetari i “Abc News Albania” ka treguar për ATV-në se kjo sasi e substancave narkotike është gjetur brenda kamionit e jo në trupin e tij.

“Në rastin konkret përgjejësi kanë edhe personat që e kanë priitur ngarkesën, pasi produkti është gjentur brenda, e jo në trupin e kontejnerit, siç është gjetur në shumë raste, ose në pistën e jashtme të frigoriferit,” – tha tutje Hoxha.

Kujtojmë se për këtë rast është arrestuar edhe shoferi i kamionit, i cili ka thënë për policinë se nuk kishte dijeni për drogën.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës në një konferencë për media kanë bërë të ditur se shtatë persona janë arrestuar dhe se janë në kërkim edhe të disa personave të tjerë të dyshuar.

Vlera e sasisë së kapur në tregun europian të kësaj substance narkotike përllogaritet të jetë diku rreth 8 milionë euro./ATV

NGJARJE TË TJERA

spot_img