Komiteti Olimpik i Kosovës do të vazhdojë mbështetjen për sportistët përmes dhënies së bursave të ndryshme.
Këtë herë, Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, ka aprovuar listën e komisionit të sportit, për të çuar në 31 nga 25 sosh, numrin e bursistëve “Shpresa Olimpike 2023”, të cilët do të përfitojnë bursa mujore direkt nga të hyrat e KOK-ut gjatë vitit 2023.
Bursistët u takojnë 17 sporteve të ndryshme olimpike, ndërsa mbështetja për ta është në vlerë 150 euro në muaj.
Në muajin dhjetor 2022, komisioni i sportit kishte bërë një tjetër përzgjedhje, prej 10 bursistëve, të cilët do të mbështeten direkt nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.