spot_img

Kokëçarje për Franco Fodën, tre futbollistë lëndohen në fundjavë dhe humbin ndeshjet me Kosovën

spot_img

Ka filluar grumbullimi i futbollistëve te Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e muajit nëntor.

Dardanët do t’i zhvillojnë dy ndeshjet e fundit në grupet e Ligës së Kombeve, ku takohen me Rumaninë në udhëtim dhe presin Lituaninë.

Megjithatë ndeshjet e fundjavës në klubet evropiane nuk kanë qenë më të mirat sa i përket futbollistëve të Kosovës.

Tre futbollistë të cilët ishin në listën e Franco Fodës për dy ndeshjet e këtij muaji kanë pësuar lëndime me skuadrat e tyre.

Mbrojtësi i majtë Leart Paqarada ka pësuar lëndim në fitoren e Kolnit 1-0 ndaj Greuther Furth dhe në minutën e 68-të u zëvendësua.

Lëndime kanë pësuar edhe dy futbollistët ofensivë, Milot Rashica me fanellën e Besiktas dhe Bersant Celina me fanellën e gjigantit suedez AIK.

Telegrafi mëson se sulmuesi në top formë me skuadrën e tij CSKA Sofja, Zymer Bytyqi është ftuar nga Franco Foda.

Bytyqi ka kapur formën dhe në tre sfidat e fundit ka shënuar një gol dhe ka asistuar në dy të tjerë me fanellën e gjigantit bullgar.

Megjithatë pritet të ketë edhe lojtarë të tjerë që do të përfshihen në listë për të zëvendësuar Bersant Celinën dhe Leart Paqaradën.

Foda ka publikuar edhe listën e futbollistëve që janë në pritje dhe ata janë: Ilir Avdyli, Mustafë Abdullahu, Lirim Kastrati, Mirlind Kryeziu, Leard Sadriu, Art Smakaj, Altin Zeqiri,Drilon Hazrollaj, Astrit Selmani, Muhamed Hyseni.

NGJARJE TË TJERA

spot_img