spot_img

Kombëtarja e Kosovës e gatshme për të nisur suksesshëm vitin dhe rrugëtimin drejt “UEFA Euro 2024”

spot_img

Kombëtarja e Kosovës në futboll po e nis një vit jashtëzakonisht të rëndësishëm, në të cilin aspirohet kualifikimi historik në një garë të nivelit të lartë ndërkombëtarë, siç është Kampionati Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Në këtë rrugëtim të ekipit tonë kombëtar, përveç mobilizimit të tërësishëm të FFK-së që nga Presidenti Ademi, e deri tek të gjitha strukturat e saj, barrën më të madhe pa dyshim do ta kenë ata që do të jenë në fushën e lojës, përkatësisht futbollistët, mirëpo në këtë aspekt, futbollistët tanë ndihen të gatshëm për një sfidë të tillë, madje mezi e presin atë, transmeton Futbolli.info.

Zakonisht kapitenët janë ata që prijnë për kah vet-mohimi e motivi dhe i tillë është edhe rasti i kapitenit tonë, Amir Rrahmanit, i cili po kalon vitin më të mirë të karrierës me klubin e tij Napoli. Në fakt, Rrahmani po shkon sigurt drejt titullit të kampionit të Italisë me Napolin dhe duket se pas suksesit me klubin, radhën do ta ketë suksesi me Kombëtaren. Duke folur për ambiciet e tij me ekipin kombëtar, Rrahmani ndër të tjera tha:
“Absolutisht që është një vit i rëndësishëm për ne dhe kombëtaren e Kosovës dhe në mendjen tonë nuk ka asnjë opsion tjetër përveç synimit të qartë që e kemi e që është kualifikimi në Euro. Jemi të vetëdijshëm se nuk do të jetë mision i lehtë, se kemi grup të fortë e kundërshtarë cilësor, por ka ardhur koha që ne të dëshmojmë vetën dhe formën që e kemi në klube ta bartim edhe në ekipin Kombëtar e kësisoj të arrijmë suksesin që aq gjatë po e presim”.

Me padurim fillimin e kampanjës kualifikuese për Euro 2024 po e pret edhe gardiani i portës sonë, Arjanet Muric, që gjithashtu po shkëlqen me klubin e tij Burnley në Angli.
“U bënë disa muaj që nuk jemi mbledhur dhe mezi po pres të jemi sërish me Kombëtaren, por kësaj radhe në një formë dhe nivel tjetër sepse do të nisim një vit që mund të na e siguroj kampionatin evropian e që është ëndrra dhe dëshira e gjithë grupit të futbollistëve, por edhe gjithë tifozëve të shumtë që na përkrahin ne. Unë personalisht, por besoj edhe gjithë lojtarët tjerë jemi në një formë shumë të mirë dhe besoj që do të jemi në gjendje të vazhdojmë kështu edhe në Kombëtare, në mënyrë që të realizojmë synimin tonë të përbashkët”, tha Muric.

Shpresë të madhe për rezultate pozitive dhe për të ndjekur kualifikimin kanë edhe dyshja e futbollistëve tanë që janë pjesë e ligën elitare të Francës, Arbër Zeneli që luan te Stade de Reims dhe Edon Zhegrova në Lille.
Zeneli tha se tashmë kemi përvojën e mjaftueshme për të kërkuar kualifikimin.
“Ne kemi qenë afër kualifikimit edhe në Kampionatin e kaluar Evropian, por sigurisht na kanë munguar disa elementë të rëndësishëm siç janë përvoja dhe fati. Nëse flasim për përvojën besoj që tashmë qëndrojmë dukshëm më mirë, sepse e kemi pothuajse të njëjtin grup të lojtarëve, por që shumë prej nesh tani jemi duke luajtur në liga më të forta dhe kemi shumë më shumë përvojë, të cilën besoj që do ta shfrytëzojmë për t’ u kualifikuar në Euro e që është ëndrra e gjithë Kosovës”, tha Zeneli dhe shtoi: “Edhe në aspektin organizativ tashmë edhe Federata ka vazhduar rrugën e saj të zhvillimit dhe ka krijuar edhe më shumë përvojë për të na dhënë të gjitha kushtet që na duhen, prandaj besoj që gjithçka është në rrugën e duhur që ne të arrijmë atë sukses”.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img