spot_img

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Objektivi i jonë kualifikimi historik në Evropian

spot_img

Presidenti i Federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademi përmes rrjetit social facebook, është shprehur që objektivi kryesor i kombëtarës së Kosovës në futboll, është kualifikimi për kampionatin evropian 2024.

Ademi po ashtu ka deklaruar që FFK është përgaditur maksimalisht për këto eliminatore.

Më poshtë postimi i tij.

Me Kosovën në Evropian 🇽🇰⚽️💪
Edhe pak ditë na ndajnë deri në fillimin e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2024. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për futbollin dhe vendin tonë. Ky cikël kualifikues është një mundësi e mirë që të tregojmë forcën dhe talentin tonë si ekip kombëtar.
Në këtë rrugëtim, duhet të jemi të gjithë të përbashkuar për një qëllim. Jam i bindur se me punën dhe përkushtimin e përbashkët, do t’ia dalim të arrijmë kualifikimin historik, të cilin e kanë ëndërruar shumë gjenerata.
Gjatë kësaj periudhe jemi përkujdesur, që ekipit tonë kombëtar t’i krijojmë të gjitha kushtet e nevojshme dhe do të jemi përkrah tyre me të gjitha forcat në arritjen e këtij objektivi.
Edhe pse jemi një vend i vogël, kemi traditë në futboll. Si popull kemi zemër të madhe dhe dëshirë të zjarrtë për ta arritur suksesin historik. Forma e futbollistëve tanë është inkurajuese, derisa vullneti e motivi drejt kualifikimit në Euro 2024, është maksimal.
Në anën tjetër, si FFK i kemi bërë të gjitha përgatitjet për një nismë të mbarë. Stadiumi “Fadil Vokrri” falë punës së palodhshme të stafit përgjegjës është në gjendje shumë të mirë dhe gati për t’i pritur Dardanët tanë, derisa në komunitetin e futbollit dhe në opinionin e përgjithshëm, ekziston entuziazmi dhe optimizmi për sukses.
Natyrisht se ky rrugëtim nuk do të jetë aspak i lehtë, por pavarësisht kundërshtarëve dhe sfidave që kemi para vetes, kam besim të madh në cilësitë, talentin dhe punën e futbollistëve, trajnerëve dhe stafit të Kombëtares.
Në këtë rrugëtim Kombëtarja nuk është e vetme. Ajo e ka mbështetjen e gjithsecilit prej nesh. Tifozët “Dardanët” janë gati të japin gjithçka për të dhuruar spektakël në tribunat e çdo stadiumi ku luan kombëtarja dhe për të qenë zë i fuqishëm dhe motivues për djemtë tanë në fushën e gjelbër.
Prandaj, le të jemi të gjithë bashkë, ta mbështesim njëri-tjetrin dhe të transmetojmë tek Kombëtarja energji pozitive dhe besim për sukses.
Kosova dhe populli ynë, presin nga ne kualifikimin historik. Jam i bindur se nuk do t’i zhgënjejmë.
Le të luftojmë fortë për shtetin tonë, për himnin e për flamurin, për të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre, që, ne, sot ta gëzojmë lirinë dhe të kemi mundësi për ta bërë vendin tonë krenar.
Bashkë për sukses
#MeKosovënNëEvropian 💛💙

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img