Kombëtarja e Kosovës U19 do të organizojë grumbullimin e radhës, i cili do të mbahet me futbollistët që luajnë jashtë vendit. Ky kamp do të mbahet në Nurnberg të Gjermanisë nga 5 shtatori deri më 8 shtator.
Në kuadër të këtij grumbullimi, Kosova U19 do të zhvillojë edhe ndeshjen miqësore kundër SpVgg Greuther Furth U19, e cila zhvillohet më 8 shtator në orën 16:00 në stadiumin e SpVgg Greuther Furth.
Ndërkaq, përzgjedhësi Adil Maliqi, ka paraparë një grumbullim tjetër edhe me futbollistët që luajnë në kampionatin vendor, e të cilët më 23 shtator në orën 16:00 do të zhvillojnë ndeshjen miqësore kundër Litenshtajnit U19 në Kampin Nacional në Hajvali. Për këtë miqësore lista e futbollistëve nga kampionati vendor do të publikohet pas disa ditësh.