spot_img

Konfiskohen mbi 500 kg lëndë narkotike në një stallë, në një fshat të Suharekës

spot_img

Policia e Kosovës bën të ditur se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Prizren të martën në një fshat të Suharekës, në një stallë kanë gjetur lëndë narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë.

Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes është ftuar edhe prokurori, kurse pos lëndës narkotike është gjetur edhe një granata-hedhës (mortajë dore) dhe një pushkë gjuetie.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Prizren, kanë trajtuar në aspektin policor një informacion. Në realizim të veprimeve operativo-hetimore në teren, është arritur që të lokalizohet një vend ku dyshohej se kultivoheshin bimë narkotike. Kështu, dje me 16.09.2025, në një fshat të Suharekës, në një objekt (stallë), janë gjetur lëndë që dyshohet të jetë narkotike të llojit marihuanë në proces të tharjes (terjes)”, thuhet në njoftim.

Pas peshimit të lëndëve narkotike ka rezultuar se pesha totale ishte 512 kg e 89 gr, ndërkaq vlerësohet se vlera në treg është rreth 750 mijë euro.

“Në vend-ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi relevante me rastin”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin një person i dyshuar, i njohur për policinë ndodhet në arrati. /Telegrafi/

NGJARJE TË TJERA

spot_img