Prishtina u trondit të dielën mbrëma nga gjuajtjet me armë zjarri në lagjen Aktash. U raportua se në konflikt dyshohet se janë përfshirë Sekiraqët dhe Capat, si shkak i telasheve që kanë pasur edhe më herët.
Konflikti i armatosur la të paktën pesë persona të plagosur, ndërsa u raportua vdekja e njërit nga ta.
Deri më tani policia nuk ka dhënë asnjë informatë zyrtare për rastin, por numër i madh policësh dolën në vendngjarje.
Indeksonline publikoi pamjet tronditëse nga momenti kur ndodhën të shtënat me armë zjarri.
Sipas Sinjalit, i vrari dyshohet se është Premtim Gashi ndërsa personat e plagosur janë: Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi, Valdrin Ademi.