Revista prestigjioze “Forbes” ka renditur vendet më të sigurta në botë pas kalimit të valës së parë të pandemisë, të parat në renditje janë vlerësuar Gjermania dhe Zvicra.
Sipas raportit të realizuar nga instituti “Deep Knowledge Group”, me seli në Hong Kong, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pozicionohen në vendin e 58-të, pas Rumanisë dhe dy vende përpara Rusisë.
Revista “Forbes”, bazohet në 130 parametra sasiorë dhe cilësorë dhe mbi 11,000 pika të të dhënave në kategori të tilla si monitorimi dhe efikasiteti shtetëror, efikasiteti i karantinës.
Arsyet afatgjata në lidhje me ecurinë e mirë sa i përket krizës së Covid-19 kanë të bëjnë sigurisht me faktin se vendet e vlerësuara, i kanë edhe ekonomitë ndër më të qëndrueshmet dhe më të zhvilluarat në botë. Në këto vende bën pjesë edhe Gjermania dhe Zvicra. Si një nga arsyet kryesore është dhënë zbutja me kujdes e masave.
Ajo që vlen për tu thkesuar në këtë raport është vlerësimi i rrezikut i bërë nga një kompani e vetme ndërkohë që shkalla e rrezikshmërisë mund të ketë ndryshime në brendësi të një vendi.
Raporti prej 250 faqesh nuk analizon vetëm numrin e të infektuarve dhe të të vdekurve nga vendet përkatëse, por shkon më tej duke trajtuar sigurinë dhe aftësinë e vendeve të analizuara për t’u ballafaquar me pandeminë kryesisht nga aspekti ekonomik.
Marrë shkas nga arsye të tilla, Shqipëria dhe Kosova, edhe pse kanë pasur numër jo shumë të lartë të viktimave nuk janë pozicionuar aq mirë në këtë listë.
Megjithatë ka një dallim ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës që në piramidën ilustruese është i konsiderueshëm:
Shqipëria renditet rreth kreut të vendeve të nivelit të tretë, ndërsa Kosova, një vend më poshtë, në nivelin e katërt.