spot_img

Kosova mposht Marokun në Lojërat Mesdhetare

spot_img

Dyshja e volejbollit kosovar në rërë, Erion Bajrami e Ermal Maliqi, ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë të Lojërave Mesdhetare në rërë që po mbahen në Heraklion të ishullit Kreta në Greqi.

Bajrami e Maliqi patën një super paraqitje në duelin etyre ndaj çiftit nga Maroku Noufal/Yakko, të cilët i mposhtën 2 me 1, në sete 21:23, 22:10 dhe 15:9.

Seti i parë, që zgjati 23 minuta, solli dramë, pas së cilës nuk mjaftoi kuota e 21 pikëve për të përcaktuar fituesin.

Këtë periudhë e fituan marokenët me rezultat 23 me 21.
Pavarësisht humbjes në këtë set, tandemi kosovar Bajrami/Maliqi, e riktheu ndeshjen në favor të vetin, duke e fituar setin e dytë 22 me 20, për ta dërguar takimin në setin përcaktues – tie break.

Në periudhën vendimtare, Kosova shkëlqeu duke triumfuar 15 me 9, për ta fituar ndeshjen 2 me 1 në sete.

Në konkurencën e vajzave, Avdullahu/Jashari u mposhtën në ndeshjen e dytë nga çifti qipriot Konstantopoulou/Gursaova, me rezultat 2:0, në sete 21:16, 21:19.

FVK e përgëzon dyshen Bajrami/Maliqi për suksesin e arritur, e u uron suksese e fat edhe Kombëtares së vajzave në ndeshjen e ardhshme.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img