spot_img

Më 18 shtator mbahet seminari për trajnerët e futbollit

spot_img

Nën organizimin e Bordit të Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit dhe FFK-së, më 18 shtator do të mbahet seminari i radhës për trajnerët e klubeve të Albi Mall Superligës dhe Viva Fresh Ligës së Parë. Seminari është i ndarë në dy pjesë nga ora 9:30 deri në orën 17:30. Gjatë paradites mbahet pjesa teorike në selinë e FFK-së, derisa pasdite mbahet pjesa praktike në Kampin Nacional në Hajvali. Ligjërues në këtë seminar do të jetë profesori i mirënjohur nga Italia, Fero Fereti, instruktor i FIFA-s dhe UEFA-s dhe ligjërues në Kovergjiano, derisa atij do t’i asistojë profesor Astrit Maçi, drejtor i Qendrës së Edukimit në FSHF. Temë e seminarit do të jetë përgatitja fizike e futbollistëve. Cilësia e ligjëruesve është e nivelit të lartë, duke pasur parasysh se Fereti është specialist për përgaditjen fizike të futbollistëve dhe ligjërues në Kovergjano. Qëllimi i këtij seminari është ngritja e aftësive profesionale, përkatësisht performancës së trajnerëve tanë në nivel edhe më të lartë. Pjesmarrja në seminar është e obligusheme për trajnerët e angazhuar në klubet e Albi Mall Superligës dhe Viva Fresh Ligës së Parë, derisa inkurajohen që pjesë e tij të bëhen edhe trajnerët e tjerë. Pjesëmarrësit duhet të nënshkruhen në regjistër para fillimit të seminarit, derisa në fund të punimeve do të pajisen me certifikata.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img