Për të pestin vit rradhazi, Kosova po përfaqësohet me trajnerët e volejbollit, në Konventën e Trajnerëve.
Kjo Konventë është aktivitet në kuadër të “School Project” që organizohet nga Konfederata Europiane e Volejbollit në datat 22-24 Shtator në Sofje të Bullgarisë.
Volejbolli kosovar po përfaqësohet përmes trajnerëve Olta Kalludra, Ramadan Parduzi, Egzona Geci, Fetah Gashi e Ajne Millaku.
Në hapje të këtij eventi, pjesëmarrësit janë pritur nga i pari i CEV-it, Aleksandër Boriçiç, i cili ishte pjesë e ceremonisë së mirëseardhjes për të gjithë trajnerët.
Konventa në kuadër të “School Project” e organizuar nga Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV), e ka për qëllim edukimin e trajnerëve dhe mësuesve të volejbollit nga e gjithë Europa.
Presidenti i CEV, Boriçiç, e vlerësoi rëndësinë e këtyre aktiviteteve në edukimin e mësuesve të volejbollit por dhe duke krijuar ura bashkëpunimi midis tyre.