spot_img

Kosovarin e zë gjumi derisa po priste në radhë për karburant, ndërhyn policia zvicerane

spot_img

Një ngjarje aspak e zakonshme ka ndodhur në një pikë karburanti në Zvicër.

Një 25-vjeçar nga Kosova raportohet se e zuri gjumi derisa po priste në radhë për t’u furnizuar me karburant.

Policia e Thurgau u informua rreth orës 09:15 për rastin i cili ndodhi në një rrugë pranë Wil-it, transmeton Klankosova.tv.

Ekipet e urgjencës morën informata se një burrë ishte i ulur brenda veturës me motor të ndezur dhe i njëjti nuk po reagonte.

Kur paramedikët mbërrin në vendin e ngjarjes filluan të komunikonin me të riun nga Kosova.

Policia konstatoi se personi në fjalë nuk ishte në gjendje ta drejtonte makinën dhe për këtë shkak u urdhërua që atij t’i bëhen analizat e gjakut dhe të urinës.

Po ashtu, atij iu konfiskua patentë-shoferi dhe u dërgua në Zyrën e Trafikut Rrugor.

NGJARJE TË TJERA

spot_img