spot_img

Kosovën e mbyllën, ministrat e deputetët e VV-së në Tiranë

spot_img

Shkaku i masave restriktive të vendosura nga qeveria e Albin Kurtit, shumë kosovarë ia mësynë këtë fundjavë Shqipërisë. Një fenomen i tillë u diskutua me zhurmë të madhe në opinion, duke pasë parasysh faktin se në këtë kohë të krizës ekonomike në Kosovë, paratë e kosovarëve shpenzohen në një shtet tjetër.

Por, VV vet i vendosi masat, e vet po ikën prej tyre. Madje, në Shqipëri ka shkuar edhe një ministër i qeverisë Kurti, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për Liburn Aliun, ministër i Infrastrukturës në qeverinë Kurti i cili sipas disa fotografive të postuara në rrjete sociale, shihet se ka marrë rrugën për në Shqipëri.

Bashkë me të në veturë është edhe kandidati për deputet i VV-së në Shqipëri, Boiken Abazi si dhe Liridona Bislimi, këshilltare komunale në Kuvendin Komunal të Vitisë.

E përveç Aliut, fundjavën në Shqipëri po e kalon edhe deputeti i Vetëvendosjes, Valon Ramadani. Ai po qëndron në Tiranë, teksa nuk e ka pasur problem as të postojë fotografi me zyrtarin e VV-së nga Shqipëria, Arbër Zaimin.

Masat e vëna nga qeveria e Albin Kurtit do të rishikohen të dielën e javës së ardhshme.

Me të ardhur në qeveri, Kurti dhe ministri i tij i Shëndetësisë, Arben Vitia vendosën që t’ë vënë në funksion një gjysëm-mbyllje tjetër, ku nuk lejohet funksionimi normal i gastronomisë dhe shumë bizneseve tjera, e po ashtu në fuqi është edhe ora policore.

Ky vendim i Kurtit është kritikuar me të madhe në vend pasi që dihet impakti negativ ekonomik që do të ketë në të ardhmen, e ku aktualisht nuk ka pasur ndonjë strategji konkrete se si do të dilet nga situata. /Lajmi.net/

NGJARJE TË TJERA

spot_img