Me disfatën në minutat shtesë nga Irlanda e Veriut, Kombëtarja e Kosovës ka dështuar ta sigurojë pozitën e dytë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Me fitoren e irlandezo-veriorëve dhe triumfin e Qipros ndaj Greqisë, përcaktues për fatin e tri kombëtareve në renditjen tabelore janë përballjet e fundit.
“Dardanët” janë në vendin e dytë me gjashtë pikë, një më shumë se Irlanda e Veriut dhe Qipro që kanë nga pesë pikë. Greqia është e para me 12 pikë.
Kosova të martën luan në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kundër Qipros, në një ndeshje që vetëm fitorja ia siguron pozitën e dytë në tabelë.
Irlanda e Veriut në anën tjetër udhëton te Greqia për ndeshjen e fundit përcaktuese.
Dy përballjet e këtij grupi luhen të martën mbrëma me fillim nga ora 20:45.