Raportuesi për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Peter Beyer, ka thënë se duhet të liberalizohen vizat për kosovarët.
“Shumë e vërtetë! Populli i Kosovës meriton të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe të besueshme. Ishinger ka absulutisht të drejtë. Nuk ka më justifikime. Liberalizimi i vizave tani!”, ka shkruar Beyer në Twitter.
Ai ka shpërndarë postimin e diplomatit gjerman, Wolfgang Ischinger, në Twitter në të cilin ka kërkuar që të liberalizohen vizat për Kosovën.