Qytetarët e Kosovës edhe dy ditë do të japin verdiktin e tyre për ata që duan të jenë në krye të vendit për të udhëhequr dhe të kenë një mandat tjetër qeverisës, katërvjeçar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka bërë përgatitjet për zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt 2025.
KQZ ka miratuar edhe Listën e Qendrave të Votimit, ku në mbarë Kosovë janë miratuar 941 sosh.
Por, me Ligjin e ri të Zgjedhjeve të Përgjithshme janë bërë disa ndryshime lidhur me votimin me kusht.
Nuk mund të votohet më me kusht në çdo qendër votimi, por vetëm në ato që i cakton paraprakisht KQZ.
E për t’i parë se cilat janë qendrat ku mund të votohet me kusht në secilin qytet, KQZ i ka publikuar ato.
Në këtë LINK mund t’i shikoni se cila është qendra e votimit me kusht në qytetin tuaj.