spot_img

Krasniqi: Kurti nuk i ka votat për Qeveri prandaj po e mban peng Kuvendin, duhet ta ndërrojnë kandidaturën për kryekuvendar

spot_img

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Albin Kurti dhe LVV po tentojnë që në forma të paligjshme e jokushtetuese dhe duke keqpërdorur Avni Deharin të imponojnë vullnetin e tyre, shkruan Gazeta Express.

“Në mungesë të shumicës parlamentare, Kurti dhe VV po tentojnë që në forma të paligjshme dhe jokushtetuese dhe duke keqpërdorur një njeri të moshuar, z.Dehari, tentuan të imponojnë vullnetin e tyre duke shkelur Kushtetutën hapur”, ka thënë Krasniqi, raporton Gazeta Express.

Krasniqi ka thënë se VV duhet ta ndërrojë kandidatin dhe ta propozojë një kandidat që merr shumicën e votave për t’u bërë kryetar i Kuvendit.

“I ftojmë që ta ndërrojnë kandidatin, i cili mund të jetë një rrugëdalje e që mund të marrë shumicën e votave”.

“Kurti s’ka vota për t’u bërë kryeministër dhe kjo është arsyeja se pse po e mban peng Kuvendin”, ka thënë ai.

NGJARJE TË TJERA

spot_img