Profesori universitar Milazim Krasniqi ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të largohet nga pushteti pa ndonjë sherr, i cili sipas tij mund të minimizohet vetëm nga humbja e tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Sinjali.
Krasniqi ka shkruar se nëse nuk ndodhë disfata bindëse, siç thotë ai mund të ndodhë kriza politike, si dhe të rikthehet dhuna.
“LVV ndoshta detyrohet të largohet nga pushteti pa dhunë, por nuk largohet pa sherr. Vetëm humbja bindëse e minimizon sherrin që mund t’i bëjë Kosovës pas zgjedhjeve. Prandaj më 9 shkurt 2025 duhet një lloj referendumi për largimin e saj sa më të padëmshëm nga pushteti. Nëse nuk ndodhë disfata e saj bindëse, mund të ndodhë kriza politike dhe të rikthehet dhuna.” – ka shkruar ai në Facebook.