Para syve të djalit të tyre 4 vjeçar dje në Podujevë u vra një burrë, ndërsa gruaja e tij u plagosë në stomak.Ngjarja ndodhi rreth orë 12:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Viktima Valmir Breznica i njohur me nofkën “Dhia” ishte 30 vjeçar dhe i njëjti derisa ishte bashkë me gruan dhe djalin në një market në Podujevë dyshohet se u qëlluan me armë zjarri nga një person i moshës së mitur.Gjendja e gruas së plagosur është jashtë rrezikut për jetën.
“Gruaja është plagosur në pjesën e barkut. Ka marrë trajtimin e nevojshëm në vendin e ngjarjes dhe është nisur për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, ku edhe po vazhdon ta merr trajtimin”, tha mjeku kujdestar për Klan Kosova.Siç kanë njoftuar nga Policia e Kosovës janë duke u bërë hetime per zbardhjen e rrethanve të ngjarjes.
Kush dyshohet se e ndihmoi dorasin për ta kryer veprën?Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që u arrestua mbrëmë nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje” është Arsim Syla, 48-vjeçar.
Sipas informacioneve të para, i dyshuari Arsim Syla, ka qenë bashkë me dorasin pak para se të ndodhte krimi, duke e planifikuar vrasjen e 34-vjeçarit, i cili mbeti i vdekur në vend nga të shtënat me armë zjarri.
Të njëjtat burime thonë se Policia ka kryer edhe bastisje në shtëpinë e tij në fshatin Gllamnik dhe i njëjti më pas është prangosur e shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve për të zbardhur rrethanat e rastit tragjik.“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur”.
“Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve”.
Pas kësaj ngjarje të rëndë ka folur edhe axha i “Dhisë” Mehmet Breznica, i cili u shpreh se do t’i studiojnë të gjitha rrethanat se si erdhi deri tek kjo situatë.
Teksa mes dhembjes, ai paralajmëroi edhe hapat e mëtejmë përmes dokeve të Kanunit.”Tek ne është edhe një Kanun. E ai do të jetë shumë i keq”, ka deklaruar Breznica, axha i viktimës nga vrasja e sotme.
”Unë nuk kam vërejt asgjë të pazakontë. Me Valmirin, dhe me babën e Valmirit dhe me shoqen time, sot në mëngjes kemi dalë deri tek shitorja atje tek rruga e asfaltuar”.”Asgjë e jashtëzakonshme nuk ka qenë e pranishme tek Valmiri. Pastaj, pas një kohe do të kishte dy orë ose tri, unë isha në studio duke lexuar dhe më thërret një djalë i vëllait dhe më lajmëron”.
”Kam qenë i befasuar, nuk kemi ditë që ka pasë diçka”.