spot_img

Krerët e FFK-së priten në Ambasadën e Kosovës në Budapest

spot_img

Presidenti Agim Ademi dhe nënkryetari Bakir Burri kanë qëndruar sot për vizitë zyrtare në ambasadën e Republikës së Kosovës në Budapest. Ata janë pritur nga Naser Idrizi, ministër këshilltar në ambasadë.

Nga ana e tij presidenti Ademi ka shpalosur detajet nga qëndrimi dhe mikpritja e mirë e ekspeditës së Kombëtares në Budapest, por edhe për proceset zhvillimore të FFK-së në krijimin e kushteve sa më të mira për futbollistët.

Gjithashtu i pari i FFK-së ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me përfaqësitë diplomatike të Kosovës në promovimin e sportit dhe imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare.

Nga ana e tij, i ngarkuar me punë në ambasadë, Naser Idrizi, ka shprehur kënaqësinë për vizitën e delegacionit të FFK-së dhe ka siguruar mbështetjen e plotë të ambasadës në të gjitha aktivitetet sportive të Kosovës në Hungari.

Ai ua ka përcjellur krerëve të FFK-së përshëndetjet e gjithë personelit të ambasadës, si dhe ka uruar që Kombëtarja e Kosovës të ketë paraqitje dinjitoze në ndeshjen e nesërme kundër Hungarisë në ‘Puskas Arena’.

Në fund, presidenti Ademi për mikpritësin ka dhuruar edhe fanellën e Kombëtares si dhe simbolin e Hyjneshës në Fron.

NGJARJE TË TJERA

spot_img