Krerët e FVK-së marrin pjesë në Asamblenë e BVA-së në Stamboll

spot_img

Edicioni i 24-t i asamblesë së Asociacionit të Volejbollit Ballkanik zuri vend në Stamboll, ku morën pjesë presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK) Bahri Gjinovci, nënkryetarja Mimoza Shkodra, sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi si dhe presidentë të federatave tjera ballkanike dhe jo vetëm.

Presidenti i Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV), Aleksandar Boricic, zëvendës presidenti, Renato Arena, ishin po ashtu në mesin e figurave tjera të rëndësishme të pranishme.

Presidenti i BVA-së, Akif Ustundag në fjalimin e tij hapëse shprehu kënaqësinë që po fliste në prani të presidentit Boricic dhe gjithë pjestarët e Asamblesë Gjenerale të BVA-së, e cila u quajt historike.

Ustundag njoftoi të pranishmit për tërheqjen e dy sponsorëve të rinj për Asociacionin Ballkanik të Volejbollit; ‘Acibadem Health Groups’ dhe ‘Biletinal’.

Gjithashtu u prezantua inkorporimi i një trofeu të ri të quajtur “Acibadem MVP Trophy”, i cili do t’i ndahet lojtarit më të mirë të Kampionatit Ballkanik, duke filluar nga ky vit.

Tri aktiviteteve evropiane të grupmoshave ku merr pjesë Kosova, tash do t’i shtohen edhe tri aktivitete tjera ballkanike – U19 meshkuj dhe femra, po ashtu edhe U21 femra. Sa i përket Beach Volley, Kosova do të jetë pjesë e aktiviteteve për seniorë, U22 dhe U20, në të dy konkurrencat.

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img