Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda në një konferencë të jashtëzakonshme tha se është falenderues për gjithë përkrahjen që i ka dhënë presidenti amerikan, Joe Biden dhe gjithë liderët tjerë botëror.
Edhe kryeministri polak, Mateusz Moraëiecki nuk e ka fajësuar Rusinë për sulimin me raketa. Ai në një konferencë për media tha se duhet të hetohen filliisht rrethanat.
Derisa, Ministria e Jshtme e Polonisë ka konfirmuar se raketat janë ruse.
Derisa presidenti, Duda foli edhe për rëndësinë e mbledhjes së NATO-s e cila do të mbahet të mërrkurën sipas Nenit 4. kur vihet në pikëpyetje integriteti territorial i një shteti.
Duda po ashtu konfirmoi që raktet e rëna, ishin prodhim rus. Ai tha se Ministria e Punëve të Jashtme e Polonisë e ka ftuar për notë proteste ambasadorin rus në Warshaw, për shkak që raktetat janë ruse.
Presidenti tha se nuk ka një provë të qartë se kush i ka gjuajtur raktet në territorin e Polonisë.
Të dy liderët ju kanë bërë thirrje qytetarëve polak që të qëndrojnë të qetë dhe të monitorojnë me kujdes situatën.
Nga sulmi me raketa, raportohet se kanë humbur jetën dy qytetarë polak.