spot_img

Kryeministri Albin Kurti e Presidenti i FFK-së, Agim Ademi u panë së bashku në turneun e futbollit të vogël në Roganë

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi kanë marrë pjesë në turneun tradicional të futbollit të vogël në Roganë.

Turneu i cili zgjati 27 ditë me radhë e i cili mblodhi numër të madh të shikuesve, sipas Ademit, dëshmoi dashurinë e madhe të të rinjve kosovarë për futbollin, shkruan Demokracia.com.

Ademi ndau pamje edhe nga ky turne, ku shihet edhe kryeministri Kurti.

Njoftimi i plotë:

Turneu tradicional në futboll të vogël në Roganë edhe një herë dëshmoi masovitetin e këtij sporti dhe dashurinë e madhe që kanë të rinjtë e Kosovës për futbollin.
Sonte kisha kënaqësinë të isha i pranishëm në fazën finale të këtij turneu, e ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti.
Edhe kësaj radhe ky turne u konfirmua si një festival i vërtetë futbolli, i cili për 27 ditë radhazi mblodhi numër të madh të dashamirëve të futbollit jo vetëm nga kjo trevë, por edhe më gjerë.
48 ekipe pjesëmarrëse, 6 prej të cilave nga Lugina e Preshevës i dhanë hijeshi garës, teksa numri i madh i tifozëve, shumë prej të cilëve bashkatdhetarë, e madhështuan këtë event.
Përgëzoj organizatorët e turneut dhe i inkurajoj ta vazhdojnë këtë traditë, ngase nga futbolli spontan gjithmonë kanë dalur emra të njohur të futbollit.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img