Pedofilia mund të quhet pak a shumë një çrregullim mendor i cili duhet ndaluar me çdo kush. E gjithë bota është vënë në levizje për të parandaluar këtë krim, madje kryeministri i Pakistanit Imran Khan u ka shpallur luftë përdhunuesve dhe pedofilëve. Ai dëshiron t’i varë publikisht por është i shqetësuar se BE do ta dënojë nëse e bën këtë gjë. Pra, për ta mbajtur Evropën të lumtur, ai ka sugjeruar që përdhunuesit dhe keqtrajtuesit e fëmijëve “t’i nënshtrohen kastrimit kimik ose operacionit në mënyrë që ata të mos mund të bëjnë asgjë në të ardhmen”.
Khan thotë:
Përdhunuesit dhe keqtrajtuesit e fëmijëve duhet të varen në publik. Ju gjithashtu nuk i dini statistikat reale, sepse është nën-raportuar. Njerëzit nuk e raportojnë atë për shkak të frikësimit ose turpit, gratë kanë turp, askush nuk dëshiron ta tregojë.