Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal, iu drejtua Këshillit të Evropës ditën e sotme duke thënë se Vladimir Putin tashmë ka filluar “luftën në shkallë të gjerë” në qendër të Evropës, çka mund të nxisë Luftën e Tretë Botërore.
Ai i bëri thirrje anëtarëve të Këshillit që të aprovojnë një zonë të ndalim-fluturimit mbi Ukrainë, për të siguruar mbrojte në Evropë.
“Po pyesim, kërkojmë të mbyllni qiellin mbi Ukrainë për hir të miliona njerëzve në Ukrainë. Për hir të evropianëve dhe sigurinë e botës”- tha ai. Shmyhal falënderoi Poloninë, Sllovakinë, Hungarinë, Rumaninë, Moldavinë, Lituaninë dhe vendet e tjera evropiane, për përkrahjen e tyre dhe që u kanë ofruar strehim ukrainasve që janë larguar nga lufta.