spot_img

Kryeministri Kurti për barrikadat: Vetë i vunë e vetë i hoqën

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e fundvitit me gazetarë ka folur për situatën në veri.

Ai ka thënë se ata që vet i vendosen barrikadat në veri të Mitrovicës, po ata janë duke i hequr ato tani.

“Barrikadat po hiqen. Të dielën e thamë që është çështje ditësh kur do të largohen ato. Edhe më mirë që kjo të bëhet pa ndërhyrjen e policisë sonë. Vetë i vunë barrikadat, vetë i hoqën ato. Me fjalë të tjera krejt kot janë lodhur ata të cilët e bllokuan vetën,” ka thënë Kurti, bëhet e ditur në një komunikatë për media nga Zyra e Kryeministrit.

Ai tutje i ka falënderuar gazetarët për raportimet publike dhe për hulumtimet profesionale, kritikat, vërejtjet dhe për sugjerimet që i kanë bërë.

“Viti 2022 ishte vit i krizave të shumëfishta por në Republikën e Kosovës njëkohësisht ishte vit i rritjes së ekonomisë, ligjshmërisë dhe demokracisë brenda vendit tonë si dhe i imazhit të Kosovës jashtë në botë”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka thënë se “në këtë vit që po e lëmë pas për çështjen e drejtësisë opozita nuk na e ka dhënë ndonjë ide, kurse për atë të ekonomisë e kanë veç një ide, heqjen e TVSH-së, i falënderojmë”.

Ndërkaq, sipas tij, viti 2023 duhet të jetë vit i vetingut për drejtësi dhe i zhvillimit edhe më të madh në ekonomi.

NGJARJE TË TJERA

spot_img