spot_img

Kryeministri Kurti thotë se deri në vitin 2031 Kosova do të hyjë në BE

spot_img

Kryeministri, Albin Kurti ka dorëzuar në Republikën Çeke aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, vendin që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së.

Në një konferencë të përbashkët për media me ministrin për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikuláš Bek, Kurti tha se kjo është një ditë historike për Kosovën.

Ai tha se përmes letrës që ia ka sjellë Presidencës Çeke, janë ëndërrat e qytetarëve të Kosovës që kanë punuar me zell për këtë ditë.

Teksa përmendi afatet e shteteve paraprake që u anëtarësuan në BE, kryeministri u shpreh se për Kosovën do të ishte reale që brenda 9 vjetësh të anëtarësohet në BE.

“BE është destinacion që synojmë dhe është fati që përfaqësojmë ndërsa BE paraqet punën e zellshme që duam të gëzojmë. Që nga momenti kur dorëzohet aplikacioni deri në momentin e aplikimit janë nevojitur afate të ndryshme nga 3 vjet deri 14 vjet, një mesatare prej 9 vjetësh është reale për Kosovën që të paguajë këtë kohën mesatare, MSA është implementuar tashmë 50 për qind”, tha ai.

NGJARJE TË TJERA

spot_img