spot_img

Kryeparlamentari Konjufca shkarkon këshilltarin që e rrahu me dru gruan e tij

spot_img

Këshilltari i kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, Drilon Gashi është liruar nga detyra. Gashi është i dënuar nga Gjykata Themelore e Pejës për lëndim të lehtë trupor ndaj gruas së tij.

Lirimin e tij nga detyra për KALLXO.com e ka konfirmuar shefit i kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçëli.

“Këshilltari Drilon Gashi është liruar nga detyra”, ka thënë ai.

Në vendimin e gjykatës thuhej se Gashi për shkak të disa mosmarrëveshje e kishte goditur gruan e tij me grushta dhe dru, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Kjo ishte interpretuar ndryshe më pas nga ana e gruas së tij, që kishte deklaruar se në fakt kishte ndodhur mes tyre një “zënkë” dhe se bashkëshorti i saj, Driloni, kishte pranuar edhe gjëra të cilat nuk kishin ndodhur.

“Atëherë, para 5 viteve, gjatë procesit gjyqësor, burri im pranoi disa fakte që në të vërtetë nuk ndodhën kurrë, por ai e bëri këtë për të përfunduar sa më shpejt situata dhe për të rikuperuar marrëdhënien tonë. Ne në atë kohë nuk kishim as avokat me vete dhe fjalët që janë shkruar në procesverbal as që na kanë interesuar më vonë”, kishte thënë Teutë Mahmutaj, bashkëshortja e Gashit.

NGJARJE TË TJERA

spot_img