spot_img

Kufijtë e Greqisë do të mbyllen për dy ditë – MPJD del me udhëzime për shtetasit e Kosovës

spot_img

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka njoftuar qytetarët se nga dita e nesërme kufijtë e Greqisë do të jenë të mbyllur për shkak të një greve.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës se që nga nesër, më datë 2 prill 2024, me fillim në ora 06:00 të mëngjesit e deri me datën 4 prill 2024, në ora 06:00 të mëngjesit kufijtë e Greqisë do të jenë të mbyllur, si pasojë e një greve 48 orëshe të paralajmëruar nga shërbimi doganor grek”, thuhet në njoftim.

MPJD njofton shtetasit e saj se kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe për personat me probleme serioze shëndetësore.

“Shtetasit e Republikës së Kosovës që mund të kenë nevojë për informacione shtesë inkurajohen të kontaktojnë Zyrën e Interesave të Kosovës në Athinë në numrin e mëposhtëm të telefonit: +30 210 721 1711”, thuhet në njoftimin e MPJD-së. /

NGJARJE TË TJERA

spot_img