Roma arriti të shënoi fitore ndaj Feynordit, në finalen e parë të Conference League, e cila shënoi mbylljen e edicionit të parë.
Kjo ligë, në fillim kishte dyshime për cilësi, por finalja e Tiranës la shije të mirë te bota e futbollit, duke takuar dy skuadra me traditë në Evropë.
Roma shënoi golin e fitores në minutën e 36, me Nicolo Zaniolo, i cili plasoi topin në rrjet pas asistimit milimitrik nga Gianluco Mancini.
Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla me Romën e tij ishte bankinë, por që në fund së bashku me futbollistët e tjerë të Romës ngriten trofeun lartë!