spot_img

Autostradat në Kosovë do të bëhen me para, ja kur merret vendimi

spot_img

Përveç taksës që paguajnë për të kaluar në “Rrugën e Kombit”, kosovarëve do t’ iu duhet të ndajnë para edhe për të kaluar nëpër autostradat e Kosovës. Por, kur do të fillojnë të aplikohen këto pagesa dhe sa do të jetë kostoja e qarkullimit?

Tash e dy vjet është dhënë paralajmërimi se qarkullimi në autostradat e vendit do të bëhet me pagesë. Si afat kohor për aplikimin e pagesave për autostradat “Ibrahim Rugova” e “Arbën Xhaferi”, ishte përmendur fillimi i vitit 2020.

Por, ndonëse aktualisht jemi në muajin e nëntë të këtij viti, nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

Në Ministrinë e Infrastrukturës kanë thënë se autostradat do të bëhen me pagesë, por se aktualisht një gjë e tillë nuk është në planin e punës afatshkurtër.

E për shumën e parave që duhet të paguajnë qytetarët për të kaluar nëpër këto dy autostrada, thonë se ende nuk është vendosur.

“Gjithsesi se autostradat kanë kosto të mirëmbajtjes, por tash për tash nuk e kemi në planin e punës afatshkurtër. Do të shohim modalitetet sesi duhet të bëhen autostradat me pagesa, duke mos e ngarkuar shumë edhe qytetarin. Por, autostradat do të bëhen me pagesë, sepse kanë kosto dhe në çdo vend janë me pagesë”, kanë deklaruar në MI, raporton Express.

Për planet që autostradat të bëhen me pagesa ishte deklaruar vjet edhe ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

“Përfundimi i dy autostradave dhe angazhimi për përfundimin e dy të tjerave, është e kuptueshme që janë kosto për buxhetin e shtetit dhe prandaj, rrjedhimisht edhe është e kuptueshme që këto rrugë me standarde të larta duhet të kenë mundësi të mirëmbahen po në këtë standard, prandaj edhe po punohet, pa u ngutur, që të kemi në një të ardhme edhe pagesën rrugore, sikur çdo shtet i rajonit dhe më gjerë”, ka thënë Lekaj.

As Lekaj nuk kishte dhënë çmim konkret se sa do të kushtojë kalimi nëpër to, por kishte thënë se tarifa do të jetë e përballueshme për të gjithë.

“Aq sa është e mjaftueshme për t’u mirëmbajtur këto autostrada nq nivelin e duhur dhe sipas standardeve evropiane. Por, kjo gjithsesi jo që të rëndohet papërballueshëm ekonomia familjare e as ajo e bizneseve të pjesëmarrësve në komunikacion”.

Por, kundër një pagese të tillë ishin deklaruar në Lëvizjen Vetëvendosje. Në partinë që udhëhiqet nga Albin Kurti kishin thënë se autostradat janë ndërtuar nga buxheti i shtetit dhe se nuk ka asnjë arsye për të shtuar pagesa të tjera.

“Ndërtimet e autostradave janë shoqëruar fillimisht me një jotransparencë të madhe e tutje edhe me skandale e afera të mëdha korruptive. Vetëm te kjo e fundit kishim skandalin e madh të 53 milionëshit. Pra këta që plaçkitën paranë publike gjatë ndërtimit tash propozojnë që populli të paguaj autostradën. Këto rrugë, autostrada, janë ndërtuar nga buxheti i shtetit dhe nuk ka asnjë arsye për të shtuar pagesa të tjera”, kishin deklaruar nga VV-ja.

Ndryshe, dy autostradat e Kosovës të ndërtuara me buxhetin e vendit kapin një shifër prej mbi një miliard e gjysmë euro pa asnjë ndihmë nga jashtë.

Autostrada që lidh Kosovën më Shqipërinë, e quajtur “Ibrahim Rugova”, është lëshuar për qarkullim më 27 nëntor të 2012-ës.

Ndërkohë, autostrada Prishtinë – Shkup e quajtur “Arbën Xhaferi” me gjatësi prej rreth 60 kilometrash, është lëshuar për qarkullim më 29 maj të vitit të kaluar dhe i ka kushtuar buxhetit rreth 700 milionë euro.

Të dy autostradat janë ndërtuar nga konsorciumi turko-amerikan, Bechtel-Enka.

NGJARJE TË TJERA

spot_img