Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës i është bashkuar Këshillit të Arkitektëve të Evropës, me seli në Bruksel.al
“Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës i është bashkuar Këshillit të Arkitektëve të Evropës, me seli në Bruksel”, ka shkruar kryeministri në llogarinë e tij në X.
Kurti ka thënë se Kosova si anëtare vëzhguese bëhet pjesë e një grupi prestigjioz, që do të kontribuoj në njohuri për të ardhmen e arkitekturës së Kosovës.
“Si anëtare vëzhguese Kosova bëhet pjesë e një grupi prestigjioz, duke kontribuar në shkëmbimin e njohurive për të ardhmen e arkitekturës dhe mjedisit evropian të jetesës”, ka shkruar Albin Kurti.