Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ndodhi sulmi i mbrëmshëm në Zubin Potok.
Më saktë, Kurti ka shkuar në fshatin Varagë të Zubin Potokot të Republikës së Kosovës.
Në fotografitë e publikuara nga Koha, Kurti shihet i veshur me çizme të gomës dhe i shoqëruar nga ministri Xhelal Sveçla, drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.