spot_img

Kurti e lë patriarkun serb të hyjë në Kosovë pa kushte, a ndikoi Hill

spot_img

Patriarku serb, Porfirije sot vjen në Kosovë. Më 25 dhjetor ai u ndalua në kufi dhe nuk u lejua të kalonte, pasi Qeveria e Kosovës kërkonte plotësimin e disa kushteve paraprakisht. Këto kushte nuk do të plotësohen. Kryeministri Albin Kurti sot i dha leje për të hyrë në vend, pasi ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, kishte thënë se kjo nuk duhej të përsëritej. Kjo leje u arsyetua me faktin se hyrja e kreut të KOS u kërkua nga Ministri Rashiq.

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar që patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije të vijë në Kosovë për t’i bërë përgatitjet për Krishtlindjen Ortodokse.

Zyra e Kryeministrit njoftoi për këtë, duke thënë se kërkesën për ta lënë patriarkun serb në Kosovë, Kurtit ia bëri ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq.

“Patriarku Porfirije ka paralajmëruar që sot pasdite do të vijë te vendkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se dëshiron të hyjë pa truprojet e tij, edhe pse nuk ka bёrё kёrkesё pёr vizitё sipas dispozitave tё marrëveshjes ekzistuese. Ministrit Rashiq, Kryeministri Kurti iu përgjigj pozitivisht”, njoftoi ZKM-ja.

Paralajmёrimi i patriarkut serb se planifikon tё hyjё pa truproje nё Kosovё, Zyra e Kurtit tha se “është edhe një dëshmi e radhës se Kosova është vend më i sigurt se Serbia”.
U bë me dije po ashtu se kreu i KOS nuk ka kërkuar leje sipas procedurave.
Para vitit të ri, Patriarku Porfirije synoi të hynte në Kosovë, saktësisht më 25 dhjetor, por u kthye pas me urdhër të Qeverisë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës të nesërmën doli me një sqarim se pse s’e kishte lejuar vizitën e planifikuar treditore të patriarkut serb. Sipas MPJ-së, kërkesa do të mund të aprovohej vetëm me një kusht.

“Pas shqyrtimit të kërkesës, MPJD është përgjigjur se vizita e Porfirjes, do të mund të aprovohet vetëm pasi Kisha Ortodokse Serbe të ketë dënuar, respektivisht të jetë distancuar nga veprimet e pjesëtarëve të KOS-it, të cilët, duke hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës, janë duke i dhënë përkrahje të hapur grupeve kriminale në veri të Republikës së Kosovës, të cilat janë përgjegjëse për barrikadat e vendosura atje”, thuhej në një njoftim të MPJ-së për media.

MPJ thoshte se “kërkesa për vizitë e Patriarkut Porfirije nuk është refuzuar, siç po propagandohet nga Kisha Ortodokse Serbe dhe mediat serbe”, por se ajo “është ndërlidhur me distancimin nga aktet e dhunës dhe veprimet e lartpërmendura”.

“Një qëndrim i tillë i institucioneve të Kosovës është determinuar nga fakti që prifti ortodoks Predrag Popoviq, nga Kisha e Shën Bartolomeut dhe Barnabas në Rakovicë, afër Beogradit, ditë më parë kishte pranuar publikisht se ditën e martë të javës së kaluar kishte kaluar ilegalisht kufirin e Republikës e Kosovës dhe duke përdorur rrugët anësore –sipas tij për t’iu shmangur patrullave të KFOR-it, i kishte vizituar dhe përkrahur protestuesit në barrikadat në Leposaviq”, thuhej më tej në njoftimin e MPJ-së.

Por, këtë herë Qeveria nuk i kërkoi patriarkut serb zbatimin e këtij kushti.

Më vendimtare duket të ketë qenë një deklaratë e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, i cili shprehej të nesërmen se shpresonte që ndalesa nuk do të përsëritej.

“Para së gjithash, mendoj se është e rëndësishme që komuniteti serb të mund ta shohë patriarkun. Mendoj se kjo është diçka themelore për liritë fetare. Nuk besoj se do të gjeni dikë në bashkësinë ndërkombëtare që kundërshton të drejtën e tij për të hyrë në Kosovë dhe për t’u takuar me besimtarët. Ky është qëndrimi ynë dhe shpresoj se kjo nuk do të ndodhë më”, ka deklarauar Hill.

Porfirije e kishte bërë një reagim për ndalimin, ndërsa Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka quajtur Porfirijen patriark partiak.

“Një pjesë e besimtarëve, përfshirë edhe mua, e perceptojnë patriarkun si patriark partiak. Prishtina ka vendosur kushte për hyrje që duhet t’i plotësojë të gjithë”, pati thënë Trajkoviq.

NGJARJE TË TJERA

spot_img