spot_img

Kurti flet për ligjin e ri, mërgimtarët të votojnë më shumë: Ambasadat qendra votimi

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar ndryshimin e ligjit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Me këtë, Kurti synon që t’ua mundësojë mërgimtarëve votimin nga vendet ku ata jetojnë.

Ligji, drafti i të cilit u tha se do të shkojë shpejt për opinione në Qeveri, Kurti tha se do t’i shndërrojë ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në qendra votimi gjhatë zgjedhjeve, raporton Gazeta Express.

“Në esencë ky draft-ligj i jep fund një padrejtësie të gjatë ndaj mërgatës kur vjen puna te votimi dhe përmbush përfundimisht edhe një zotim tonin ndaj mërgatës. Ai parasheh që mërgata të ketë lehtësim real të shprehjes së vullnetit të tyre politik, teksa ambasadat dhe konsullatat e Republikës gjatë zgjedhjeve do të shndërrohen në qendra të votimit”, tha Kurti.

Kurti tha se nga zgjedhjet e ardhshme regjistrimi i votuesve nga mërgata do të jetë “shumë më i lehtë”, pasi ai do të kryhet “online”.

Për mënyrën e votimit, Kurti përmendi tri opsione.

“Ndërsa për hedhjen e feltëvotimeve do t’i kenë tri opsione: i pari do të jetë votimi fizikisht një ditë para ditës së zgjedhjeve në njërën nga ambasadat apo konsullatat e Republikës së Kosovës; opsioni i dytë do të jetë dërgimi me postë i fletëvotimeve brenda vendit ku jetojnë në adresën që e cakton ambasada e Republikës së Kosovës. Me këtë ambasadat do të shndërrohen në qendra të grumbullimit të fletëvotimeve. Kjo do t’iu kursejë bashkëatdhetarëve tanë buxhet dhe kohë dhe do të mundësojë që fletëvotimet të arrijnë shpejt e sigurt. Si dhe opsioni i tretë, mbetet mënyra e vjetër e votimit, duke i dërguar fletëvotimet me postë në adresë të Komisionin Qendror Zgjedhor për vendet ku Kosova nuk ka ambasadë apo kosullatë ende”, tha ai.

Kurti tha se mërgimtarët në të kaluarën janë përballur me procedura të komplikuara dhe afat të shkurtër për dërgimin e fletëvotimeve me postë, “krahas kostos së lartë financiare”.

“Uroj që ky projektligj t’i kalojë sa më parë të gjitha procedurat e parapara”, tha Kurti.

Javën e kaluar komisioni ad-hoc për reformë zgjedhore e ka përmbyllur punën e tij duke hartuar draftin e ri të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Kurti në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale ka marrë mbështetjen më të madhe të votuesve jashtë vendit.

NGJARJE TË TJERA

spot_img