spot_img

Kurti jep detajet: Pjesëtarë të SAJ dhe Kobra kryen inkursionin në Veri për t’i kidnapur policët

spot_img

“Kidnapim, jo arrestim”. Këtë kryeministri Albin Kurti e tha disa herë në një konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, që u mbajt sot në orën 07:00.

Kurti ka përmendur dy njësite të Serbisë që tha se të mërkurën u futën në territorin e Kosovës për t’i kidnapuar tre policë patrollues kufitar në zonën kufitare të njohur si Bare/Tresav në komunën e Leposaviqit. Me to, ai ka thënë se duhej të merrej KFOR-i, shkruan Gazeta Express

“Bëhet fjalë për dy formacione të armatosura të Serbisë të cilat kanë hyrë në territorin e Kosovës dhe me të cilët do të duhet të merrej KFOR-i: është njësia speciale antiterroriste, që ata e quajnë Sai, dhe është njësia speciale ushtarake që ata e quajnë Kobra. Pra, Sai dhe Kobra janë njësitë që duket se kanë bërë vëzhgim dhe më pastaj edhe kidnapim”, tha Kurti.

Kryeministri tha se ky rast ishte “agrasion ndaj shtetit”.

“…Agresion ndaj shtetit tonë demokratik, hakmarrje ndaj Policisë së Kosovës që po e lufton krimin dhe intencë për eskalim e destabilizim në kohën kur ne tashmë kemi prezantuar planin pesëpikësh të depërshkallëzim, pra deeskalim dhe për normalizim”.

Për këto arsye, Kurti tha se “institucionet tona të rendit dhe sigurisë e kanë rritur nivelin gatishmërisë”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se ka pasur më shumë pjesëtarë të këtyre dy njësiteve në aksion, sesa që është parë në fotografi.

“Ky ka qenë një aksion i këtyre dy njësive speciale me numër shumë më të madh sesa që ju keni parë apo sesa që kanë qenë pjesëtarët e Policisë sonë”, tha Sveçla.

NGJARJE TË TJERA

spot_img