spot_img

Kurti kujton Blazeviqin: E mbaj mend qysh e pat bërë Prishtinën aq të famshme

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e trajnerit kroat, Miroslav Blazeviq, që dikur ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës.

Kurti me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka kujtuar kohën sa Blazeviq, i njohur edhe si Qiro, ishte pjesë e Prishtinës në vitit e ’80-ta.

Blazeviq vdiq të mërkurën në moshën 87-vjeçare në Zagreb pas një sëmundje të rëndë dhe të gjatë.

POSTIMI I PLOTË:

Qiro Bllazheviq, emër i shënuar në periudhën e gjeneratës së artë të KF Prishtina.

Ai sot ndërroi jetë në moshën 87 vjeçare, duke lënë pas kujtime të shumta nga periudha kur futbolli kosovar kishte arritur kulmin e tij në vitet e ‘80-ta, derisa drejtonte me plot vetëbesim dhe entuziazëm ekipin e atëhershëm të KF Prishtinës.

Si fëmijë, e mbaj mend qysh e pat bërë KF Prishtina aq të famshme. E pat sjellë në Prishtinë këngëtaren e njohur kroate, Tereza Kesovija. Para fillimit të një ndeshjeje të ligës elitare të vitit 1985 në Prishtinë, ajo doli në mes të fushës pranë kapitenit të atëhershëm Fadil Vokrri, për ta nisur ndeshjen formalisht, derisa të gjithë shikuesit në tribina mbanin shalla të bardhë, sepse kështu bënte vetë Mirosllav Qiro Bllazheviq.

Në kujtesën e atyre që e kanë përcjellë futbollin e asaj kohe, Bllazheviq ka bërë vend si një trajner me pasion për futbollin dhe dashurinë e madhe për Prishtinën e Kosovën. Dhe i tillë do të mbetet përherë!

Ngushëllime të sinqerta për familjarët dhe komunitetin futbolldashës.

NGJARJE TË TJERA

spot_img