spot_img

Albin Kurti pret në takim politikanin serb Çedomir Jovanoviq – ishte zë i fuqishëm i protestave kundër Millosheviqit

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka pritur në takim politikanin liberal nga Serbia, Çedomir Jovanoviq.

Siç njofton Kryeministria, ata biseduam rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe Serbi dhe raportet ndërmjet dy vendeve.

“Gjithashtu folën për nevojën e fuqizimit të sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e demokratizimit të shoqërive dhe institucioneve, pluralizmit politik, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare si garant të paqes dhe sigurisë në gjithë rajonin.”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa Jovanoviq, ka deklarar se për Kosovën duhet thënë e vërteta.

“Kurtin e njoh prej 30 vitesh, ai dhe unë kemi kaluar shumë në jetën tonë dhe pas këtyre bisedave besoj se gjaku i derdhur në Banjskë është gjaku i fundit i derdhur në konfliktin mes popullit serb dhe shqiptar në Kosovë…”, ka thënë Jovanoviq.

“Ne kemi zgjedhje së shpejti dhe Serbia po ngec nën barrën e Kosovës. Duhet thënë e vërteta dhe duhet marrë një rrugë tjetër. Të gjithë e dini se kam thënë të vërtetën shumë kohë më parë, më shumë se 20 vjet më parë, dhe për këtë jam cilësuar si tradhtar”, u shpreh ai.

“Sot, shumë njerëz e kuptojnë se unë bëra atë që duhej të bëja, sepse e dua popullin tim dhe e di që nuk mund t’i dua dhe t’u uroj mirë serbëve pa pasur forcën t’i dua shqiptarët e Kosovës dhe të përpiqem t’i kuptoj ata”, tha ai.

Jovanoviq thotë se beson në shoqërinë serbe dhe aftësinë e saj për të mbështetur ndryshimet politike që i nevojiten në mënyrë që të gjithë në Kosovë të gjejnë qetësinë e tyre, dhe ne të drejtën për një fillim të ri.

Qedomir Jovanoviq, është lideri i Partisë Demokratike Liberale të Serbisë, tani është në dekadën e tretë të angazhimit të tij në politikë.

Ai ishte një prej figurave që udhëhoqën protestat e studentëve kundër Slobodan Millosheviqit në vitet 1996-97.

Më vonë, në vitin 1997, ai u bë pjesë e Partisë Demokratike Serbe, parti kjo që kritikonte haptas Miloseviqin; kur ai u rrëzua në vitin 2000, në atë që njihet si Revolucioni i 5 tetorit, Jovanoviqi u zgjodh si deputet.

Jeta politike e Jovanoviqit ka qenë përplot me probleme për shkak të besimeve të tij, veçanërisht mbështetjen e tij të hapur për pavarësinë e Kosovës. Atë e kanë kërcënuar me vdekje disa herë; në vitin 2001, ai i mbijetoi një atentati kur u aktivizua një bombë në veturën e tij.

Jovanoviqi njihet për rolin e tij në negociatat që u mbajtën në shtëpinë e Millosheviqit në vitin 2001. Nëpërmjet këtyre negociatave u mundësua dorëzimi i diktatorit serb në Tribunalin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për krime të luftës në Hagë.

Në vitin 2005, pasi u nda nga Partia Demokratike, ai e themeloi Partinë Liberale Demokratike.

NGJARJE TË TJERA

spot_img