Kryeminsitri i vendit, Albin Kurti ka thënë se edhe pse partitë tjera politike gjatë mandatit të tyre qeverisës nga e kaluara kanë pasur pothuajse të njëjtin fat, Lëvizja Vetëvendosje sipas tyre “duhet të largohet nga zyrat e saj një orë e më parë”.
Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë ka thënë ata që nuk pranuan që formalisht ta marrin mandatit e deputetit, por kërkojnë nga unë që formalisht të mos jetë kryeministër.
Konstituimi i Kuvendi i cili dje u pamundësua nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, pasi nuk votuan raportin për verifikimin e mandateve si deputetë. Në thelb ata që nuk pranuan që formalisht ta marrin mandatit e deputetit, por kërkojnë nga unë që formalisht të mos jetë kryeministër. Qeveria jonë dhe ky kabinet qeveritar është në detyrë, dhe efektivisht e dorëhequr që nga 23 marsi i këtij viti kur edhe e kemi përmbushur mandatin e rregullt dhe të plotë katër vjeçar. Nga ajo ditë dhe deri zgjedhjen e Qeverisë së re nga legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës, qeveria jonë ushtron të gjitha përgjegjësit që i takojnë pushtetit ekzekutiv në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kemi vendos qeverinë në një rol kujdestar për të garantuar vazhdimësinë, sigurinë dhe funksionimin e pandërprerë të shtetit tonë në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve”, ka thënë Kurti, përcjell Telegrafi.
“Në historikun tonë të formimit institucioneve, kemi shembuj nga e kaluara kur një qeveri e udhëhequr nga PDK – ndonëse me kuvend të shpërndarë – , një qeveri e udhëhequr nga AAK – ndonëse e dorëhequr -, dhe një qeveri e udhëhequr nga LDK – ndonëse e shpallur si e jashtëligjshme – kanë qëndruar në detyrë deri në formimin e qeverisë së re. Por një qeveri e udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDOSJE! – ndonëse ka përmbushur mandatin e saj të rregullt katërvjeçar – duhet të largohet nga zyrat e saj një orë e më parë”.