Tre persona u vranë sot në rrugën Ibrahim Rugova në Gjilan, Kosovë, raporton noa.al dhe policia është vënë në kërkim të një burri që e sheh si autor të krimit të trefishtë.
I dyshuar për vrasjet është Mefail Shkodra, të cilin policia e ka shpallur në kërkim, teksa ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij.
Mefail Shkodra, i dyshuar për vrasjen e dy personave sot në mesditë në Gjilan, është shpallur në kërkim nga Policia
Policia e Gjilanit po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta kapur atë, duke publikuar fotografinë e tij me autorizim të Prokurorisë.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat”, thuhet në njoftim.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”.
Çfarë ndodhi sot në Gjilan
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë në Gjilan, tha për mediat se vdekja e tre personave është konstatuar në vendin e ngjarjes, në rrugën “Ibrahim Rugova”. Një të plagosuri i është ofruar ndihma në qendrën emergjente në Gjilan. Nuk është njoftuar për gjendjen e tyre.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës Njësitet e hetive rajonale në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po i hetojn rrethanat e këti rasti të rëndë”, tha ai.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.