Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, Agim Veliu, Besian Mustafa e Driton Selmanaj, nuk po marrin pjesë për të zgjedhur presidentin e ri të Kosovës.
Ani pse atyre iu është thirrur emri për të hedhur votën e tyre në kutinë e votimit në Kuvend, ata nuk kanë lëvizur nga ulëset e tyre.
Mirëpo, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe nënkryetari i Kuvendit nga kjo parti, Kujtim Shala, kanë marrë pjesë në votim për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
Pas thirrjes së emrit të tyre nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, Abdixhiku e Shala kanë marrë fletëvotimet, por që nuk janë parë teksa i plotësojnë ato, shkruan Reporteri.net.