Një vrasje ka ndodhur në Malishevë. Vrasja ka ndodhur në fshatin Bubavec të Malishevës dhe viktima është një burrë i moshës rreth 30 vjeç.Siç mëson Gazeta 10 bëhet fjalë për riun Shkodran Krasniqi. Në lidhje me rastin janë arrestuar tre persona.
Për vrasjen në fjalë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë se “sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri”.“Personeli mjekësor atje ka konstatuar vdekja e tij. Në këto momente jemi në kërkim të të dyshuarve. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka deklaruar Elezaj.