Fushë Kosova sonte është tmerruar nga një vrasje. Në rrugën “Pjetër Budi” një person u ther me thikë për vdekje. I riu nuk arriti të mbijetojë dhe fatkeqësisht u dërgua në Emergjencë pa shenja jete.
Nga Emergjenca kanë bërë me dije se personi që humbi jetën si pasojë e sulmit me thikë është Arsim Hamiti, 41-vjeçar.
Motivet e rastit janë akoma të panjohura, ndërkohë që të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.