spot_img

Ky është lokacioni ku është përqendruar kërkimi për të dyshuarin për vrasjen e policit në Serbi

spot_img

Vrasja e një polici serb dhe plagosja e një tjetri, ka qenë kryetema e ditës së enjtë në vend dhe rajon. Autoritetet e Serbisë kanë shpallur në kërkim kosovarin Artan Hajrizin. Hajrizi u kthye në të dyshuarin kryesor për këtë rast, meqë në vendngjarje, sipas autoriteteve serbe, u gjetën pasaporta e tij e lëshuar nga Republika e Kosovës dhe letërnjoftimi i Gjermanisë.

Rasti ka ndodhur pas mesnatës së të mërkurës në Loznicë të Serbisë, që gjendet afër kufirit me Bosnjën.

Për këtë rast, derisa tash janë arrestuar tre persona. Në kërkim masiv për të dyshuarin kryesor është duke vazhduar ende, shkruan gazeta online Reporteri.net.

I targetuar si i dyshuari kryesor, vetë Artan Hajrizi dha deklarata të shumta në mediat e Kosovës duke deklaruar se vëllai i tij, Faton Hajrizi ia ka vjedhur dokumentet personale. Faton Hajrizi, i cili dy javë më parë u arratis nga Burgu i Smrekonicës, dyshohet se qëndron pas vrasjes së një polici dhe plagosjes së një tjetri.

Kërkimi për autorin po vazhdon edhe sot. Në bregun e majtë dhe të djathtë të Drinës janë duke u bërë kërkime masive, sipas mediave në Serbi dhe janë përfshirë helikopterë dhe dronë.

Dyshohet se autori pas sulmit është drejtuar drejt lumit. Në kërkim janë përfshirë helikopterë dhe dronë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img