Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së sotme dy persona në Ferizaj. Të njëjtit u prangosën nën dyshimin dyshimin për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA).
Indeksonline ka siguruar fotografinë e Muharrem Qerimit.
Ndërsa, në media është raportuar se i prangosur ka mbetur edhe Bedri Shabani.
Kujtojmë se Aksioni i Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës ka vazhduar me bastisjen e pronave të dy të dyshuarve.
Ata dyshohen se për shumë vjet kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe.