spot_img

Ky është paralajmërimi “i rrezikshëm” i ATK-së për kompanitë që nuk ua kanë paguar Trustin punëtorëve

spot_img

Nga data 10 dhjetor rreth 200 punëtorë të Kosovës i kanë raportuar në Administratën Tatimore (ATK) punëdhënësit e tyre për moskryerje të kontributet pensionale. Lidhur me këtë ATK-ja ka paralajmëruar kompanitë, të cilat nuk i kanë kryer këto borxhe ndaj punëtorëve, se ky institucion do të detyrohet t’ua bllokojë llogaritë bankare, shkruan Gazeta Objektiv.

Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi – Sefa tha për Gazetën Objektiv se këto kompani do të detyrohen të kryejnë obligimet ndaj punëtorëve brenda afatit katër mujor sa edhe do të zgjasë aplikimi për tërheqjen e 10% nga Trusti.

“Rreth 200 persona, përmes emali dhe qendrës së thirrjeve kanë raportuar që punëdhënësit nuk ua kanë paguar trustin. Duke pasur parasysh Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili ka katër muaj kohë për të aplikuar, po besoj që brenda kësaj periudhe do t’i shtojmë aktivitetet tona në mënyrë që të gjithë punëtorëve që nuk ua kanë paguar Trusti, të përfundojë e gjithë kjo”, tha Bytyqi –Sefa.

Ndonëse Ligji për rimëkëmbje ekonomike nuk e parasheh se si do të detyrohen këto kompani të ua paguajnë trustin punëtorëve, Bytyqi – Sefa theksoi se këtë do ta bëjnë duke u bazuar në legjislacionin tatimore që është në fuqi për shlyerjen e borxheve.

“Meqë nuk është e specifikuar me Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, trajtimi i këtyre rasteve, Ligji aktual për Legjislacionin tatimor e parasheh këtë çështje sikur borxh dhe si mos kryerje për kontributet pensionale”, ka deklaruar Bytyqi-Sefa.

Ajo ka treguar për procedurat që ATK-ja do t’i ndjekë ndaj kompanive, të cilat janë raportuar në ATK nga ana e qytetarëve.

“Do të thotë ne do t’i rikujtojmë krejt tatim-paguesit të cilët nuk i kanë kryer kontributet për punëtorët, atëherë janë masat e sforcuara që parashihen. Do të bllokohen llogaritë bankare, për t’i tërhequr mjetet në proporcion me borxhin që e kanë që parashihet me legjislacionin tatimor” u shpreh ai.

Por, në mesin e kompanive që nuk i kanë kryer obligimet ndaj punëtorëve ka edhe ndërmarrje publike.

Në mesin e tyre është edhe Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës (INFRAKOS) e cila për 13 muaj nuk i ka paguar obligimet ndaj punëtorëve.

Lidhur me këtë çështje, Gazeta Objektiv ka kontaktuar me drejtorin e financave në INFRAKOS, Zymer Zekaj i cili tha se ky institucion nuk ka para të mjaftueshme për t’i kryer këto obligime.

“Për rreth 13 muaj të kontributeve pensionale ndaj punëtore kanë mbetur pa paguar. Është një vendim i Bordit që të mos paguhen obligimet tatimore pasi që nuk kemi para. Ne jemi duke biseduar me Qeverinë”, tha Zekaj.

Ai madje ka treguar se INFRAKOS nuk ua ka kryer punëtorëve edhe obligimet tjera tatimore.

Për shlyerjen e këtij borxhi ai thotë se Qeveria e Kosovës ka pasur për obligim t’i përfundojë ato.

“Nuk janë vetëm kontributet pensionale të papaguara, por janë edhe TVSH-ka, tatimi në paga dhe obligimet tjera tatimore që janë ndërprerë pasi që qëndrojmë keq financiarisht. Qeveria e Kosovës e ka pasur për obligim që t’i kryej këto pagesa dhe kjo nuk kanë ndodhur”, ka shtuar Zekaj. /Objektiv/

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img